Bayerni i pamëshirshëm për Hoffenheimin

Futboll

Bayerni i pamëshirshëm për Hoffenheimin

Nga: K.G. Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:19
Pamje nga ndeshja

Bayerni nga Munihu, kampion në fuqi, ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 19-të Bundesliga I.  

Bavarezët nuk treguan mëshirë për rivalin, duke shënuar katër herë në portën e tyre.

Për Bayernin shënuan Boateng (32'), Muller (43'), Lewandowski (57') e Gnabry (63') dhe për Hoffenheimin Kramariç (44').

Trajneri i Bayernit, Flick, është i kënaqur me lojën dhe tre pikë e reja të skuadrës së tij.

Bayerni udhëheq renditjen me 45 pikë, ndërsa Hoffenheimi bie në vendin e 12-të me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat