Statistikat dëshmojnë formën e dobët të Realit pa Ramosin

Futboll

Statistikat dëshmojnë formën e dobët të Realit pa Ramosin

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:36
Statistikat dëshmojnë formën e dobët të Realit pa Ramosin

Real Madridi dje ka pësuar humbje befasuese nga Levante.

"Los Blancos" u mposhtën në shtëpi nga skuadra e Enis Bardhit me rezultat të ngushtë 1:2.

Media e njohur spanjolle, Marca ka publikuar dështimet e Realit pa Ramosin këtë edicion.

Në ndeshjet që ka munguar spanjolli, Reali ka pësuar plotë pesë humbje, derisa me të vetëm tri.

Kontrata e Ramos skadon në verë dhe Reali ende s’ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën duke parë që kapiteni është i lidhur me kalimin në PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat