Halili izolohet në banesën e tij

Futboll

Halili izolohet në banesën e tij

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Halili izolohet në banesën e tij

Kjo periudhë nuk po rezulton aspak e mirë për kreun e Tiranës, Refik Halili.

Ky i fundit është infektuar me Koronavirus dhe është izoluar në banesën e tij. Pas disa shenjave të lehta që janë dhënë nga pandemia, Halili ka kryer tamponin, atje ku rezultoi pozitiv.

Menjëherë është karantinuar në banesë, ashtu siç e parashikon edhe protokolli i shëndetit.

Halili do të ketë kujdesin shëndetësor që do ta shoh pas çdo hapi gjendjen e presidentin e Tiranës, në mënyrë që të mos ketë një përkeqësim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat