Reali po gabon me Ramosin

Futboll

Reali po gabon me Ramosin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Reali po gabon me Ramosin

Si duhet menaxhuar një lojtar i rëndësishëm, veçanërisht nëse rinovimi me të duket i komplikuar dhe në rrezik? Kjo pyetje qëndron varur në Spanjë, si te Barcelona, ashtu edhe te Real Madridi. Nëse çështja Messi padyshim që shkakton një sensacion, edhe në “Casa Blanca” kanë një problem serioz. Jo vetëm se kapiteni Sergio Ramos aktualisht është i lirë të nënshkruajë me këdo, duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon në qershor.

Negociatat janë në proces, por përplasja e personaliteteve me Florentino Perez (mosmarrëveshjet me të cilin nuk kanë munguar kurrë) kërcënon të rrëzojë gjithçka. Dhe për Realin mund të ketë telashe, siç shpjegon Diego Forlan në “El Larguero”. Ish-sulmuesi i Atletico Madridit dhe Interit ka teorinë e tij në lidhje me këtë çështje dhe e shpjegon atë shumë qartë: “Do të ishte turp, nëse nuk do t’i rinovohej kontrata Ramos. E pafalshme, nëse një lojtar me karrierën e tij do të detyrohej të shkonte dhe ta mbyllte diku tjetër.

Ramos është në formë dhe ende bën ndryshimin. Në mbrojtje është ende siguri absolute. Asnjë klub nuk mund të bazohet në një lojtar të vetëm, sepse të bësh mirë varet nga të gjithë, por Reali rrezikon të bëjë të njëjtin gabim me Ramos, siç bëri Barcelona me Luis Suarez. Ato janë lojtarë të rëndësishëm në një skuadër, ka negociata dhe duhet të mirëkuptohen dy palët. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe ndihet më mirë se shumë lojtarë të rinj.

Sidoqoftë, ambiciet duhet të mbeten brenda kufijve të caktuar. Kapiteni të mos e konsiderojë veten më të rëndësishëm se vetë Real Madridi.

Asnjë lojtar nuk mund të jetë më i rëndësishëm se një klub. Kur lejoni një gjë të tillë, bëni gabim. Është e rëndësishme të kesh një lojtar si Ramos, i cili mund të jetë si Cristiano apo Messi, por nuk është e lehtë ta menaxhosh, ose t’i vendosësh kufij. Nuk e di nëse qëndron kështu situata, por të kesh një lojtar të këtij kalibri është e rëndësishme për një klub dhe duhet të merren vendime.

Ka lojtarë që kanë fituar mundësinë për të qenë një hap mbi të tjerët, është logjike, duke pasur parasysh atë që kanë fituar. E rëndësishme është që kufijtë të mos tejkalohen. Dhe në fakt, njeriu pyet veten pse u mor vendimi për të lënë Suarez të largohet nga Barcelona, një nga ata lojtarë të aftë për të bërë ndryshimin”. Një krahasim që sigurisht i bën shumë njerëz në kryeqytetin madrilen me djersë të ftohta...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat