Kjaer lë pas dëmtimin dhe rinis stërvitjen

Futboll

Kjaer lë pas dëmtimin dhe rinis stërvitjen

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Kjaer lë pas dëmtimin dhe rinis stërvitjen

Mbrojtësi danez Simon Kjaer duket se ka lënë pas dëmtimin muskulor që pësoi në derbin e Kupës së Italisë me Interin dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli që në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Crotones.

Analizat mjekësore të kryera ditën e sotme pranë qendrës stërvitore të klubit kuqezi, kanë dhënë sinjale mjaft pozitive për Kjaer, që ka nisur menjëherë stërvitjen individuale dhe ndaj Crotones pritet të jetë të paktën në pankinë.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fantazistin spanjoll Brahim Diaz, i cili u dëmtua gjithashtu në ndeshjen ndaj zikaltërve, por sipas ekzaminimeve mjekësore të kryera sot, do të duhet të qëndrojë edhe disa ditë pushim.

Megjithatë kjo nuk përbën aspak shqetësim për trajnerin Stefano Pioli, që pas dy muajsh vështirësi për shkak të dëmtimeve dhe prekjes nga koronavirusi, tashmë ka organikën të kompletuar dhe alternative të shumta në dispozicion.

Kuqezinjtë vijojnë të kryesojnë me meritë kampionatin dhe këtë javë pritet të bëjnë detyrën edhe ndaj Crotones, një kundërshtar modest që renditet në vendin e fundit dhe është kandidate kryesore për t’u rikthyer në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat