Galliani dëshiron ta transferojë tek Monza këtë legjendë

Futboll

Galliani dëshiron ta transferojë tek Monza këtë legjendë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Galliani dëshiron ta transferojë tek Monza këtë legjendë

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani ka pranuar se klubi nga Serie B është duke “menduar” për yllin e Fiorentinas Franck Ribery, nëse ata promovohen në Serie A

Klubi nga Lombardia është duke u udhëhequr nga dyshja e Milanit që e ngritën këtë klub në 30 vitet e fundit, Galliani dhe Presidenti Silvio Berlusconi.

Pasi që kanë nënshkruar me Mario Balotellin dhe Kevin-Prince Boateng, ka raporte që Monza është duke shikuar për ta blerë edhe Ribery.

“Ideja për Riberyn ka ardhur për shkak të shoqërisë në mes të Boatengut dhe Riberys”, ka shpjeguar Galliani për Teleradiostereo.

“Nëse ne hymë në Serie A, do të mendojmë për të. Projekti i jonë në Monza ishte që të kalojmë nga Serie C në B, pastaj nga B në A. Në këtë moment, shkaku i golëdallimit, ne jemi në vendin e dytë që po ashtu na dergon në Serie A. Megjithatë, kjo pozitë duhet të mbahet për 38 raunde e jo 20”.

“Ne shpresojmë që t’i japim qytetit që unë kam lindur, klubit ku unë isha njëherë nënpresident dhe një nga pronarët nga 1975-1985, kënaqësinë për të qenë në Serie A për herë të parë”.

Kontrata e Riberys me Fiorentinan pritet të skadojë në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat