Jonuzi: Presionin e rezultatit e ka Laçi

Futboll

Jonuzi: Presionin e rezultatit e ka Laçi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:52
Jonuzi: Presionin e rezultatit e ka Laçi

Përveç trajnerit Brdaric, në konferencën për shtyp para sfidës me Laçin foli edhe Fjoart Jonuzi, një ish-në këtë përballje, pasi ka luajtur për kurbinasit për një sezon e gjysmë.

Humbja në fazën e parë: “Nuk është se bëmë ndeshje të keqe, kishim rastet tona. Pësuam një gol në fund, ishte çështje fati. Këtu është ndryshe (Loro Boriçi), luajmë futboll më të hapur. Është fushë më e madhe dhe kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv”.

Pa Krymin: “Është mungesë e rëndësishme, u mësuam me të e Markun. Nuk është problem kush e zëvendëson, thjesht duhet të mendojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin e të marrim rezultat pozitiv.

Vllaznia, me autoritetin e kryesueses: “Jemi të parët dhe duam patjetër fitoren. Laçi ka besim dhe vjen për fitore, gjithsesi ne jemi të parët dhe nuk është se ia kemi frikën.

Thjesht do të luajmë futboll, siç kemi bërë ndeshjet e mëparshme. Kam shumë besim se do të marrim rezultat. Ndeshje përcaktuese? Ka shumë ndeshje, nuk mund të them se është përcaktuese. Jemi +9 pikë, nuk duhet ta marrim me presion. Jemi më komod, atyre u duhet me çdo kusht fitorja, nëse duan të na kapin ose të ngushtojnë diferencën”.

Përvoja në Shkodër: “Jam i lumtur që erdha te Vllaznia dhe që po gëzoj këtë formë. Jam përshtatur me kalimin e kohës dhe jam i lumtur me formën që po kaloj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat