Ndeshjet e shumta që do t’i humbasë Sergio Ramos

Futboll

Ndeshjet e shumta që do t’i humbasë Sergio Ramos

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Sergio Ramos

Sergio Ramos po kalon muajt e fundit me fanellën e Real Madridit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Ramos do t’i nënshtrohet një operacioni në menisk, që e ka shqetësuar vazhdimisht këtë sezon, ndaj pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës përreth një muaj e gjysmë.

Operacioni është planifikuar të kryhet në fillim të javës dhe kapiteni madrilen pritet të rikthehet në fushë vetëm në fillim të muajit prill, duke konfirmuar kështu mungesën në ndeshjet me Atalantën në Ligën e Kampionëve dhe atë me Atleticon e Madridit në kampionat.

Megjithatë Ramos pritet të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane për El Clasicon ndaj Barcelonës, e planifikuar për t’u zhvilluar në javën e dytë të prillit dhe pritet të japë kontributin e tij në javët e fundit të sezonit.

Ramos do t’i humbasë sfidat kundër Atalantës në Champions e Huesca, Getafe, Valencia, Valladolid, Sociedad, Atletico, Elche dhe Celta në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat