Shkëndija mposhtet nga Dinamo e Kievit

Futboll

Shkëndija mposhtet nga Dinamo e Kievit

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Shkëndija mposhtet nga Dinamo e Kievit

Shkëndija nga Tetova, kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut, pëson humbje me rezultat 1:0 nga Dinamo e Kievit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antalia. 

Shkëndija tregon lojë të mirë, ishte rival i barabartë por nga një pakujdesi pësuan gol në minutën e 85-të. Autor i golit është Bogdan Lednev.

Shkëndija – Dinamo    0:1 (0:0)

Shkëndija: Zahov, Murati, Neziri, Paviq, Bejtulai, Dita, Elezi, Alimi, Zejnulai, Doriev, Ibraimi.

Dinamo Kiev: Neshcheret, Mikolenko, Popov, Zabarni, Kedziora, Sidorchuk, Shaparenko, Bujalski, Tsigankov, Rodriguez, Besedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat