Lokomotiva rigjen shqiptarët

Futboll

Lokomotiva rigjen shqiptarët

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Lokomotiva rigjen shqiptarët

Lokomotiva e Zagrebit është duke udhëhequr me shifrat 1-0 në takimin kundër Rijekës.

Rezultati është zhbllokuar në minutë e 11 nga ish-lojtari i Teutës, Sherif Kallaku. Skuadra kroate ka rigjetur sërish shqiptarët, të cilët mbajnë autorësinë e këtij goli të shënuar.

Pas një harkimi të gjatë të topit, ishte Cokaj ai që i gjendur në zonë zgjedh të shërbejë me kokë për shokët e skuadrës.

Njëri prej lojtarëve kroat nuk koordinohet mirë me topin dhe humb shansin për të goditur.

Mundësia më pas i shkon e gjitha Sherif Kallakut, i cili nuk gabon me të majtën e tij për ta ndalur topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat