Zidane: Është një sezon i gjatë

Futboll

Zidane: Është një sezon i gjatë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:57
Zidane: Është një sezon i gjatë

Real Madrid fitoi me rezultatin 1-2 në ndeshjen kundër Huescas. Madrilenët fituan me 2 golat e mbrojtësit Varane. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë 3 pikët djemve të Zidane. Trajneri foli pas sfidës dhe falenderoi ekipin për shpirtin e garës.

“Ishte një fitore me të vërtetë e rëndësishme për ne sepse kemi kaluar një moment jo të mirë kohët e fundit. Tregum shumë karakter dhe kjo fitore na ndihmon që të ecim në drejtimin e duhur. Duhet të tregohemi të duruar dhe të kënaqur me performancën tonë.

Padyshim që ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm të merrnim tre pikët. Është një sezon i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë.

“Nuk e filluam mirë sfidën, por pas 20 minutave të para e kishim ne më pas kontrollin e ndeshjes. Duhet të kthehemi në futbollin tonë më të mirë, të cilin të gjithë duam të shikojmë te Real Madrid. Nuk është e lehtë të fitosh kur je duke humbur 1-0. Reaguam shumë mirë pas golit të tyre, por treguam karakter për ta kthyer rezultatin”, – tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat