Firmosi në magazinën e një hoteli

Futboll

Firmosi në magazinën e një hoteli

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Firmosi në magazinën e një hoteli

Në verën e vitit 2017, Franck Kessié u ble nga Milani. Pjesa tjetër tani është histori, me ish-lojtarin e Atalantës, i cili është bërë simbol i “Djallit”, edhe një nga mesfushorët më të mirë në Serie A. Dhe të mendosh se Kessie tani ishte një lojtar i premtuar Romës, para se Milani “ta vidhte” atë nga bergamaskët “in extremis”. Gianluca Di Marzio, në faqen e tij të internetit “Grand Hotel Calciomercato”, tregoi disa anekdota në lidhje me negociatat e merkatos:

“Jemi në fund të majit, lojtari shitet praktikisht nga Atalanta te Roma, por Fassone dhe Mirabelli (në atë kohë menaxherët e kuqezinjve) u paraqitën në zyrat e presidentit Percassi, ku ishte edhe drejtori Sartori. Ata fillojnë të hedhin bazat për negociata: Jemi të interesuar për Kessie dhe atij i pëlqen klubi ynë si destinacion. A mund të diskutojmë për këtë çështje akoma?, shkruan telesport.

Përgjigja ishte e mprehtë nga menaxherët e Atalantës: Ne ia premtuam atë Romës, por nëse vullneti i lojtarit është që të vijë në Milano, atëherë nuk mund të themi asgjë. Fassone del disi i zhgënjyer, i gatshëm të kthehet në Milano. Mirabelli është më i vendosur dhe dëshiron ta bindë Frank Kessié brenda natës, pa pritur të nesërmen. Ata telefonojnë agjentin Atangana, caktojnë një takim me lojtarin, pasi e dëshirojnë atë menjëherë. Por, nuk ka vend për ta mbajtur “samitin”, pasi duhej shmangur me çdo vëmendja e publikut.

Akomodimi gjendet në një lloj dollapi magazinimi, në një hotel periferik. Kessie ishte zgjuar nga shtëpia e tij dhe ishte bashkuar me të tjerët. Ai ishte i përgjumur dhe ashtu, ulur në një karrige, dëgjonte të tjerët duke folur. Sytë i mbylleshin herë pas here. Eja, nënshkruaj këtu, – i thonë në një moment.

Ai nënshkroi parakontratën dhe Fassone me Mirabelli kthehen te Percassi dhe Sartori, me firmën në dorë. Më 2 qershor, transferimi te Milani do të zyrtarizohej, huazim 2-vjeçar me detyrimin e blerjes përfundimtare për rreth 28 milionë euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat