Përplaset keq: Ik pir***! Fol tani, bo*e

Futboll

Përplaset keq: Ik pir***! Fol tani, bo*e

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Përplaset keq: Ik pir***! Fol tani, bo*e

Juventusi mori një barazim shumë të rëndësishëm ditën e sotme në shtëpi 0-0 ndaj Interit, duke u kualifikuar për në finale të Kupës, pasi ndeshja e parë u mbyll 2-1 në favor të bardhezinjve.

Tensioni ka qenë i madh në fushë, por edhe jashtë saj. Në fundin e ndeshjes, presidenti i Juventusit, ka shfryrë me të madhe pas kualifikimit, si kurrë më parë, raportojnë mediat italiane. Numri 1 i klubit bardhezi, menjëherë pas përfundimit të sfidës, i ka thënë diçka në distancë trajnerit Konte, ku është tensionuar situata, duke u përplasur në distancë, ku nuk mungonin ofendimet.

Ishte administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota, i cili i doli në krahë Kontes dhe u mundua të qetësojë situatën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në fjalët e tij Anjeli e ofendoi trajnerin zikatër duke i thënë: “Ik pir***. Fol tani bo*e”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat