Mbrojtësi i Shqipërisë lë pas dëmtimin e rëndë, prek fushën!
Enea Mihaj dje ka zbritur për herë të parë në fushën e lojës për të bërë ushtrime me top.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në gju, më në fund djaloshi i Kombëtares ka nisur terapinë në fazën që ka mundësinë të shkelë fushën e të nisë goditjet dhe ushtrimet me top.
Një lajm i mirë për qendërmbrojtësin që të mund të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet i gatshëm për skuadrën e PAOK-ut dhe më tej edhe për Kombëtaren.