Gjykata Sportive befason me vendimin e fundit

Futboll

Gjykata Sportive befason me vendimin e fundit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Gjykata Sportive befason me vendimin e fundit

Gjykata Sportive Italiane ka vendosur të mos dënojë trajnerin e Interit, Antonio Konte dhe presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli pas përplasjeve të ashpra në sfidën e fundit të Kupës së Italisë, Juventus-Inter. Madje, edhe pse kamerat në fushën e “Allianz Stadium” regjistruan sjelljen e të dy palëve, incidenti në fjalë nuk është përmendur aspak.

Edhe dy zyrtarët e klubeve, drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratiçi dhe ai teknik i Interit, Gabriel Oriali nuk kanë marrë penalitete. Megjithatë, këto vendime janë për momentin, pasi nëse pranohen fakte dhe prova të reja, mund të merret një vendim i ri.

Ndërkohë, është konfirmuar se dhe mbrojtësi i majtë i Juventusit, Aleks Sandro nuk do të luajë në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës pasi plotësoi numrin e kartonave të verdhë.

Takimi mes bardhezinjve dhe zikaltërve regjistroi episode të shëmtuara jashtë fushe, ku Konte u tregoi gishtin e mesit drejtuesve të Juventusit, ndërsa Anjeli shfryu ndaj ish-trajnerit të tij me fjalë banale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat