Flick: Jam impresionuar nga Tigresi

Futboll

Flick: Jam impresionuar nga Tigresi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Flick: Jam impresionuar nga Tigresi

Bayerni është vetëm 90 minuta larg historisë. Trajneri Hansi Flik ishte optimist në konferencën për shtyp duke thënë se skuadra e tij është gati për ta sjellë trofeun në shtëpi. 

Do të ketë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit?
Jemi të lumtur që kemi arritur në finale me një skuadër të plotë. Synimi ishte të vinim këtu dhe të shkonim në finale ku do të luajmë për gjithçka. Skuadra po mendon vetëm për trofeun. Djemtë janë të çlodhur dhe gati për të luajtur. Nuk e kam vendosur ende formacionin që do të hedh në fushë, pasi më parë do të më duhet të flas me lojtarët për të mësuar më shumë rreth formës së tyre.

Sa i druheni kundërshtarit?
Kam parë ndeshjen ndaj Palmeirasit. U impresionova nga loja e tyre. Kanë një skuadër me shumë lojtarë cilësorë të cilët vrapojnë shumë. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, ata nuk do të na e bëjnë të lehtë, për këtë jam i sigurt.

Si e keni përgatitur ndeshjen?
Në çdo ndeshje, por në veçanti në ato finale, është e rëndësishme ta nisim me takimin me sjelljen e duhur. Skuadra ka treguar se mund të përballet me këdo. Duhet të jemi vigjilentë, Tigres mund të na godasë në ço moment. Kanë një sulm të rrezikshëm, shënojnë shumë dhe gjithmonë janë një kërcënim. U kam kërkuar djemve që të jenë të pamëshirshëm dhe të shfrytëzojnë çdo rast në mënyrën më të mirë pasi në ndeshje të tilla janë episodet ato që vendosin. Kemi analizuar me kujdes kundërshtarin dhe jemi gati për të bërë një ndeshje të madhe ndaj tyre.

Do të luajë Sane?
Ai nuk bëri mirë vetëm tek asisti i golit të dytë, por edhe ndikimi që ai pati në lojë. Na dha freski përpara duke ia bërë më të vështirë kundërshtarit. Leroi luan mirë me topin dhe është gjithmonë i gatshëm të shënojë. Nuk kam vendosur ende për formacionin.

Është larguar Boateng?
Lajmet nga Berlini na tronditën shumë. Ai më kërkoi leje dhe unë e lejova që të largohej. Zherom nuk do të jetë në finale. Rikthimi i tij në skuadër është ende i panjohur. Musiala është duke treguar çdo ndeshje se është i denjë për Bajernin.

Sa i rëndësishëm është ai për ju?
Ai tani është pjesë e rregullt e skuadrës, pavarësisht moshës së re. Ka shumë kualitet, në duelet një kundër një është gjithmonë fitimtar. Nëse vazhdon me këto rimte, do të jetë një nga më të mirët. Besoj se në të ardhmen do të luajë rregullisht me ne.

Çfarë taktike do të përdorni në finale?
Gjithçka do të varet nga ne. Duam ta vëmë nën presion kundërshtarin nga minuta e parë. Nëse fitojmë stabilitet në fushë, mund të bëjmë gjithçka. Kemi marrë masat tona dhe do të jemi gati, të shohim se si do të shkojnë gjërat sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat