I vjedhin rreth 200 mijë euro

Futboll

I vjedhin rreth 200 mijë euro

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:50
I vjedhin rreth 200 mijë euro

Është e pabesueshme historia e treguar nga The Sun dhe që ka lidhje me mesfushorin e Manchester City, Riyad Mahrez.

Lojtari duket se ka qenë viktimë i një mashtruesi që, në 2017-ën, ka përdorur kartën e tij të kreditit dhe algjeriani nuk ka vënë re asgjë.

Pothuajse 200 mijë euro të shpenzuara dhe, para se të vinte re disa “blerje të tepërta”, janë dashur 5 javë.

Siç ka shpjeguar The Sun, ngjarja ka ndodhur në 2017-ën, kur Mahrez luante akoma për Leicester.

Njëfarë Sharif Mohamed duket se ka përdorur kartën e kreditit të lojtarit dhe ky i fundit nuk ka kuptuar asgjë.

Një udhëtim i bukur në Ibiza, një festë me shampanjë, veshje të shtrenjta dhe gjëra të tjera. Për një total prej 175,830 sterlinash, rreth 200 mijë euro.

Çështja është kthyer në qendër të vëmendje tani sepse 25 shkurtin e ardhshëm gjykata do të duhet të marrë një vendim. Mashtruesi është dënuar më parë, por dënimi është pezulluar për shkak të pagesës së një garancie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat