Rakitiç: Duam të arrijmë në finale

Futboll

Rakitiç: Duam të arrijmë në finale

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Rakitiç: Duam të arrijmë në finale

Mesfushori i Sevillës, Ivan Rakitiç, ka komentuar fitoren e ekipit të tij kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Fitore e pastër 2-0 me gol të ish-yllit të katalanasve, i cili ka mbajtur fjalën dhe nuk ka festuar pas golit të shënuar si shenjë respekti për ish-shokët e skuadrës.

“E dimë se ky është një rezultat shumë i mirë, por asgjë nuk është vendosur akoma, duke parë se është edhe ndeshja e kthimit”, ka thënë Rakitiç për El Partidazo de Cope.

“Pse nuk kam festuar pas golit? E kam thënë. Kam shumë respekt për Barcelona-n.

Kam kaluar gjashtë vite fantastike atje. Jam i gëzuar që kam shënuar, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

“Na pret një transfertë e vështirë, por duam të arrijmë në finale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat