Robert Lewandowski, MVP i Kupës së Botës për Klube

Futboll

Robert Lewandowski, MVP i Kupës së Botës për Klube

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:59
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski po vazhdon të mbledh çmime individuale këtë sezon.

Pasi u kurorëzua si “The Best”për vitin 2020 nga FIFA, ai gjithashtu u shpall edhe “MVP i Kupës së Botës për Klubeve”, pas fitores së Bayenr Munich ndaj Tigres.

Polaku nuk shënoi në finale, por ai ishte vendimtar për të kapërcyer gjysmëfinalen duke shënuar dy herë kundër egjiptianëve te Al Ahly.

“Tani kemi gjashtë trofe. Kjo histori është diçka e veçantë”, ka thënë ai pas finales.

Në podiumin e nderit të turneut, Lewa u shoqërua nga André-Pierre Gignac, autori i tre golave ​​për Tigres në këtë garë (dy kundër Ulsan Hyunday në çerekfinale dhe një tjetër kundër Palmeiras në gjysmëfinale), dhe Joshua Kimmich, të cilit VAR ia anuloi një gol në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat