Kërcënohet me jetë familja e Artetës

Futboll

Kërcënohet me jetë familja e Artetës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:30
Kërcënohet me jetë familja e Artetës

Kërcënimet me jetë, po shndërrohen në një fenomen tepër shqetësues në futbollin anglez. Pas gjyqtarit Dan, trajnerit të Njukastëllit, Brus, në vetëm pas ditë, pre e kërcënimeve ka rënë edhe tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e pranon se familja e tij është kërcënuar. Pas humbjeve me Uolves dhe Aston Vilën, tifozët e “topçinjve” nuk janë përmbajtur duke kërcënuar me jetë familjarët e trajnerit Arteta.

Kërcënimet kanë ardhur nëpërmjet mesazheve online. 

“Unë mendoj se nëse do të lexonim gjithçka që është shkruar për ne, atëherë do të duhet të qëndronim shumë ditë në shtrat.

Të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve si pasojë e punës sonë dhe kjo është arsyeja se pse unë preferoj të mos lexoj shumë komente”, deklaron spanjolli në konferencën për shtyp para takimit me Lids.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat