I bëri të gjithë të qeshin me festimin e tij, Ancelotti shpjegon arsyen

Futboll

I bëri të gjithë të qeshin me festimin e tij, Ancelotti shpjegon arsyen

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:17
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka dhuruar një nga momentet më ikonike të këtij sezoni futbollistik me festimin e tij pas shënimit të golit të 5-4 të Evertonit ndaj Totenhemit. Kur Bernard shënoi atë gol që siguroi kalimin në turin tjetër të Kupës FA, Ancelotti u shfaq teksa po frynte çajin që mbante në dorë, duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku duke qeshur ka shpjeguar se pse kishte qenë aq serioz në ato momente.

“Unë po pija çaj, pasi po ngrija dhe pas 90 minutash nuk isha më në gjendje të flisja, pasi ishte shumë ftohtë”, tha duke buzëqeshur Ancelotti. “I kërkova që të më sillnin një filxhan çaji dhe kur Bernard shënoi, unë nuk festova për dy arsye.

Po pija çaj posi po ngrihesha. Kur ai shënoi nuk mund të festoja se kisha çajin në dorë. Kisha filxhanin në dorë dhe pastaj nuk e dija nëse do të lejohej si gol, pasi po kontrollohej me VAR. Isha i qetë për këto arsye, por fillimisht se ishte shumë ftohtë”, tha Ancelotti para gazetarëve duke shpjeguar momentin komik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat