Barcelona tregohet e pamëshirshme kundër Alavesit

Futboll

Barcelona tregohet e pamëshirshme kundër Alavesit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Barcelona tregohet e pamëshirshme kundër Alavesit

Barcelona është treguar skuadër e fuqishme në duel me Deportivo Alavesin në xhiron e 22 të La Ligas duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 në “Camp Nou”.

Me këto tre pikë të reja, pra 46 gjithsejtë, Barcelonë është rikthyer në vendin e dytë me pikë të barabarta me Real Madridin në vendin e dytë.

Goli i parë për Barcelonën erdhi në minutën e 29’ kur realizoi Trincao, pastaj Lionel Messi e dyfishoi rezultatin në minutën e 45’.

Në pjesën e dytë, Trincao dhe Messi realizuan edhe nga një gol, kurse atyre iu bashkangjit edhe Firpo me golin e tij në minutën e 80’.

Nga ana tjetër, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Rioja në minutën e 57’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat