Drejtuesit e Juventusit shpërthejnë kundër arbitrave

Futboll

Drejtuesit e Juventusit shpërthejnë kundër arbitrave

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Drejtuesit e Juventusit shpërthejnë kundër arbitrave

Nervat janë ende në kulmin e saj në shtëpinë e Juventusit, pas grindjes në distancë midis presidentit Andrea Anjeli dhe trajnerit të Interit, Antonio Konte në fundin e sfidës së gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë.

Drejtuesit bardhezi, Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved të cilët ndoqën ndeshjen e djeshme ndaj Napolit në tribunën qendrore të stadiumit “Diego Armando Maradona” nuk kanë kursyer akuzat dhe ofendimet e rënda ndaj arbitrit kryesor, Doveri por edhe ndaj arbitrit të katërt Kalvareze teksa u panë duke i bërtitur me të madhe “Turp Kalvareze”, pas një faulli të Di Lorencos ndaj Kiezas.

Ndërsa Pavel Nedved u ul në stolin e tribunës duke deklaruar “Mjaft o tr*p”.

Nuk dihet ende nëse këto zënka të drejtuesve të Juventusit ndaj arbitrave të takimit do të dërgohen në Komisionin e Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit për të marrë masa ndëshkuese për dy nga drejtuesit më të lartë të klubit bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat