I ra të fikët pas ndeshjes

Futboll

I ra të fikët pas ndeshjes

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Pirlo

Andrea Pirlo ka folur pas ndeshjes që Juventusi humbi në shifrat 2-1 kundër Portos. Bardhezinjtë ia vështirësuan më tepër punën vetes për t’u kualifikuar më tej në “Champions League”. Megjithatë goli i realizuar nga Chiesa ka lënë gjithçka të hapur me ngushtimin e diferencës.

Çfarë nuk shkoi me Juventusin? Pirlo e thotë qartë: “Goli i falur nga gabimi i Bentakur”. Kaq ka mjaftuar që të zhvillohej ndeshja e Portos dhe jo e kampionëve të Italisë. Trajneri i bardhezinjëve është shprehur gjithashtu se Moratës i ka rënë të fikët në përfundimin e takimit.

“Kur pëson gol në minutë të parë, normalisht që je i frikësuar dhe nuk ke siguri. Futbollistët janë të dëshpëruar se morën një gol të çuditshëm. Në këtë moment u vendos ndeshja që donte të luante Porton dhe prandaj u bë shumë e vështirë. Nuk është e lehtë që të mbash të njëjtin ritëm.

Morata? Nuk ishte mirë edhe para ndeshjes, ka pasur probleme. Kishte disa ditë që nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë, hyri kur kishim nevojë dhe pas ndeshjes u shtri, i ra të fikët.  Nëse flasim për ndeshjen me Porton më duhet të them se e kishim përgatitur mirë, ndryshe nga ajo që u paraqit në fushë.

Ne e dinim që do të mbylleshin mbrapa në mbrojtje. Ishte loja që po kërkonin dhe ne ua servirëm në një pjatë argjendi”, tha Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat