Agjenti i Camavingas thotë se lojtari kushton më shumë se 43 milionë euro

Futboll

Agjenti i Camavingas thotë se lojtari kushton më shumë se 43 milionë euro

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Eduardo Camavingas

Agjenti i Eduardo Camavingas ka zbuluar se klienti i tij kushton më shumë se 43 milionë euro.

Francezi shihet si një ndër talentët më të mirë në Evropë që nga debutimi me Rennes në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare.

Kontrata i skadon në vitin 2022, por top gjigantët evropianë janë të interesuar për shërbimet e tij.

Agjenti i tij, Jontahan Barnett ka paralajmëruar klubet e tjera se 18-vjeçari kushton më shumë se 50 milionë euro.

I pyetur nga Goal, nëse vlera e Camavingas është mbi 50 milionë euro, Barnett u përgjigj ‘Mendoj se po’.

Ndërkohë, Reali shihet si favorit, por interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Manchester United dhe PSG-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat