Pirlo: Do luftojmë deri në fund

Futboll

Pirlo: Do luftojmë deri në fund

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Pirlo

Juventus dje iu rikthye fitoreve duke mposhtur Crotonen me rezultat bindës 3 - 0.

Dy gola nga Cristiano Ronaldo dhe një nga Weston McKennie ndikuan që “Bianconerët” të arkëtojnë pikët e plota.

Pas ndeshjes, Prilo tha se ia kanë dal mirë dhe gjëja më e rëndësishme janë pikët e fituara

“Nisim pak nervoz, ndoshta nga humbjet e fundit na nervozuan. Pastaj, golat na ndihmuan dhe qetësuan”.

“Nisja nuk ishte më e mira, gjëja e rëndësishme ishte të sjellim në shtëpi të tri pikët”, tha fillimisht ai.

Tutje, trajneri foli edhe Dejan Kulusevski që ishte sulmues para Alvaro Moratas.

“Alvaro nuk është në më të mirën, por duhet kohë që të rikthehet”.

“Nëse kemi Ronaldon, sulmi duhet të përmirësohet ndryshe. Kulusevski nuk është sulmues dhe ne i kërkojmë ndryshime”.

“Loja duhet të jetë e hapur që të gjejmë Ronaldon në mes. Të luash për Juven ose Parman janë dy gjëra të ndryshme”.

Në fund, Pirlo konfirmoi se do vazhdojnë garën për titull.

“Të gjithë pas Interit janë në garë, jemi ndër ata që do luftojmë deri në fund”, përfundoi ai.

Juventus momentalisht renditët në pozitën e tretë me 45 pikë, tetë më pak se lideri Inter, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat