Mendy flet para ndeshjes me Atalantën

Futboll

Mendy flet para ndeshjes me Atalantën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Mendy flet para ndeshjes me Atalantën

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy ka konfirmuar se skuadra e mbështet trajnerin Zinedine Zidane.

Tekniku francez pritet të shkarkohet në fund të edicionit, në rast se nuk fiton trofe këtë sezon.

Por, Mendy thotë se e gjithë skuadra e mbështet Zidanen dhe se i injorojnë gjërat që njerëzit flasin.

"Jam me Zidanen deri në vdekje dhe të gjithë jemi me të, sinqerisht".

"Ai shihet i qetësuar. Por, vërtetë nuk i japim vëmendje çfarë flasin njerëzit"., tha ai për Marca.

Ndërkohë, Julian Nagelsmann shihet si pasuesi i mundshëm i Zidanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat