Dy rikthime të rëndësishme te Skënderbeu

Futboll

Dy rikthime të rëndësishme te Skënderbeu

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Dy rikthime të rëndësishme te Skënderbeu

Qendra e mbrojtjes së Skënderbeut ka pasur probleme të mëdha në javët e fundit prej dëmtimeve dhe pezullimeve për kartonë.

Ndaj Vllaznisë mungoi Melos Bajrami, ndërsa Leard Sadriu ishte në stol pasi ende nuk është 100 % prej dëmtimit.

Megjithatë, në transfertën ndaj Bylisit skuadra do të jetë e kompletuar, pasi Bajrami do të jetë i gatshëm, por gjithashtu edhe mesfushori Arinaldo Rrapaj.

Ky i fundit ishte pezulluar nga trajneri Memelli për dy ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat