Hetemaj: Jemi një ekip i fortë

Futboll

Hetemaj: Jemi një ekip i fortë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Hetemaj: Jemi një ekip i fortë

Mesfushori nga Kosova Përparim Hetemaj është i bindur se ekipi i tij, Benevento edhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian – Serie A.

Në një prononcim për mediumet italiane, Hetemaj ka thënë se Benevento po lufton dhe po angazhohet maksimalisht në secilën ndeshje për të tubuar pikët e nevojshme që garantojnë qëndrimin në Serie A.

Sipas tij, Beneventos i mjaftojnë 40 pikë të mbledhura deri në fund të sezonit. Aktualisht, Benevento ka 25 pikë dhe zë vendin e 15 në tabelë pas 23 ndeshjeve të luajtura këtë edicion.

“Jemi një ekip i fortë që aplikojmë një mbrojtje agresive pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë synimin që e kemi. Ne jemi të vendosur për të mbetur në Serie A dhe besoj se do t’ia dalim mbanë. Na mungojnë edhe 15 pikë pasi me 40 pikë do ta sigurojmë qëndrimin në këtë kampionat. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe jam optimist”, ka thënë Hetemaj, transmeton ekonomiaonline.

Mesfushori 35-vjeçar që ka kontratë me Beneventon deri në verë, këtë edicion ka një asistim në 18 paraqitje në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat