Gjimshiti në fushë kundër Realit

Futboll

Gjimshiti në fushë kundër Realit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:41
Gjimshiti në fushë kundër Realit

Berat Gjimshiti pritet titullar mbrëmjen e sotme kundër Atalantës, ndërsa trajneri Gasperini ka thënë se skuadra e tij do të luajë shanset për kualifikim në këtë duel të vështirë.

REALI – “Do të luajmë dy ndeshje. Nuk e dimë se si do të jetë rezultati ideal. Do të luajmë ndaj një skuadre të fortë dhe duhet të shohim opsionet tona. Kemi përballë një nga skuadrat më të forta në botë”.

MË E RËNDËSISHMJA – “Është sigurisht më e rëndësishmja për prestigjin që ka emri i rivalit. Por ne kemi luajtur edhe kundër Sitit apo Liverpulit”.

STILI – “Ne nuk mund të dalim nga stili ynë dhe për këtë arsye jemi këtu. Duhet thjesht të përqendrohemi maksimalisht për të dhënë më të mirën”.

AVANTAZHE – “Fakti që ne nuk jemi favoritët dhe as të detyruar të kualifikohemi është një avantazh i madh. Do të luftojmë, por sigurisht që kemi edhe ambicie”.

REALI I DOBËT – “Nuk e besoj aspak këtë teori. Në Ligën e Kampionëve kjo skuadër transformohet. Këtë e tregoi me Interin. Është e vërtetë që ka mungesa, por ndeshjet i fiton. Kjo do të thotë shumë. Është meritë e madhe e kësaj skuadre”.

ZIDAN – “Do të isha shumë më i shqetësuar nëse do të luante. Për fat është në stol, por edhe si trajner ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Unë stërvitja të rinjtë e Juventusit kur ai ishte pjesë e ekipit të parë dhe e kam parë që bënte gjëra të jashtëzakonshme. Edhe si trajner tregoi se është i madh dhe fitoret janë në ADN-në e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat