Zidane: Secili moment mund të jetë 'final'

Futboll

Zidane: Secili moment mund të jetë 'final'

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:24
Zidane: Secili moment mund të jetë 'final'

Të mërkurën do zhvillohen edhe dy ndeshje tjera mjaftë interesante në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Përballja më interesante do jetë në Itali, ku Atalanta e pret Real Madridin. Dy skuadrat kanë seri pozitive në ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese.

“Ne dëshirojmë që të luajmë në mënyrën e njëjtë siç kemi luajtur edhe në La Liga, kohëve të fundit. Dinamika e ekipit është e mirë dhe ne dëshirojmë që ajo të vazhdojë.

Ne dëshirojmë që të japim më të mirën dhe të arrijmë në finale. Secili moment është një finale dhe është më e rëndësishme pasi që është në fazën e eliminimeve. Ata janë një ekip që bën gjëra specifike. Ata sulmojnë dhe janë mirë të përgatitur psiqikisht.

“Kualifikimet mund të jenë vendosëse në dy përballjet dhe është e qartë se idealja do të ishte që të shënohet fitore. Ne nuk jemi takuar më parë, ashtu që në terren do të mund të shijojmë forcën e plotë të Real Madridit. Ata janë një ndër ekipet më të mira në botë, mirëpo ne kemi zhvilluar kësisoj ndeshje me pak njohuri dhe kualitet se të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat