Neymar ka rinovuar me PSG-në?

Futboll

Neymar ka rinovuar me PSG-në?

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Neymar ka rinovuar me PSG-në?

Duket se Neymar Junior ka hedhur të zezën mbi të bardhë.

Deshi të kthehet me padurim te Barcelona, pas vetëm pak sezonesh në Paris Saint Germain.

Por, gjërat kanë ndërruar 360 shkallë, kjo edhe për shkak të situatës në Barcelonë, ku pas largimit të Luis Suarez, mund të largohet edhe Lionel Messi dhe klubi gjendet para disa viteve të vështira të ndërtimit të ekipit.

Neymar tani është shumë i lumtur në Paris dhe së fundmi ka pasur zëra për rinovimin me PSG-në.

Duket se kjo tashmë ka ndodh, të paktën lë të kuptohet ajo çfarë ndodhi gjatë ditës.

“Jam zgjuar i lumtur, jam stërvitur i lumtur… përse?”, shkroi Neymar në rrjetet sociale.

Reagimi i PSG-së ishte i menjëhershëm me emoji duke i sugjeruar që të mos flasë, këtu vërtetë mund të ketë diçka.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017.

Ai ka bërë 103 paraqitje deri sot dhe ka shënuar 83 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat