Lajm i madh për Liverpoolin

Futboll

Lajm i madh për Liverpoolin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Lajm i madh për Liverpoolin

Diogo Jota është duke iu ofruar rikthimit në fushë për Liverpoolin, ndërsa viktima tjetër e dëmtimit afatgjatë Virgil van Dijk gjithashtu po rehabilitohet me hapa të shpejtë.

Jota nuk është paraqitur që nga pësimi i një dëmtimi në gju në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.

Këto dëmtime kufizuan një ecuri të mirë në “Anfield Road” nga përfaqësuesi portugez, i cili shënoi nëntë gola në 17 paraqitje pasi u bashkua nga Ëolves shtatorin e kaluar.

Jota përfundoi një seancë të plotë me skuadrën e ekipit të parë të Jurgen Klopp në qendrën e trajnimit AXA të mërkurën.

Mungesa e Van Dijk shtrihet edhe më tej pasi ai pësoi dëmtimin e ligamentit të gjurit për shkak të një përplasje me portierin e Evertonit Jordan Pickford gjatë derbit të tetorit të kaluar në “Goodison Park”.

Mungesat e gjata dhe të vazhdueshme për Joe Gomez dhe Joel Matip e kanë bërë qendërmbrojtjen një repart problematik për Klopp këtë sezon, dhe Jordan Henderson po pret të zbulojë shkallën e një dëmtimi të aduktorit dhe që kohëve të fundit kishte luajtur në pozitën e qendërmbrojtësit.

Ndryshe nga Jota, kthimi i Van Dijk nuk është afër, por ai mori pjesë në një seancë individuale në natyrë larg nga bashkëlojtarët e tij dhe dukej se ishte në humor të mirë.

Liverpool fitoi katër dhe barazoi tre nga tetë ndeshjet me Van Dijk në skuadër këtë sezon, duke përfshirë një humbje të jashtëzakonshme 7-2 në Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat