Sherr mes skuadrave, FFK dënon trajnerin

Futboll

Sherr mes skuadrave, FFK dënon trajnerin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Devolli

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka pezulluar për dy ndeshje trajnerin e Drenicës, Bledar Devolli. Tekniku gjirokastrit pretendohet se ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë njërin prej futbollistëve të Besës në ndeshjen e 20 shkurtit Drenica-Besa.

Ndeshja në fjalë degradoi në ofendime dhe përplasje mes kampeve kundërshtarë. Edhe klubi i Drenicës është penalizuar nga FFK-ja duke u gjobitur me 1 mijë euro për dështim të përmbushjes së detyrës të organizimit të sfidës me Besën.

Asistenti i trajnerit Devolli, Skënder Mustafa është përjashtuar me 3 ndeshje për shkelje disiplinore në ndeshjen ndaj Besës.

Trajneri Devolli këmbënguli se nuk ka ofenduar apo sulmuar asnjërin prej lojtarëve të Besës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat