Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh

Futboll

Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh

Ka dëshirë të sfidojë gjithmonë më të mirët.

E ka thënë hapur Marcelo Bielsa, trajneri i Leeds, në prag të sfidës së kampionatit kundër Aston Villa-s. Trajneri, siç ka bërë të ditur, BBC, ka komentuar mungesën e mundshme të rivalit Jack Grealish.

“Ai është një lojtar i madh që mund të zhvendosë ekuilibrat. Prania e lojtarëve me talent si ai në skuadrat kundërshtare mund të jetë një mënyrë që mund të na ndihmojë të përmirësohemi si ekip”, ka thënë argjentinasi.

“Personalisht preferoj gjithmonë që kundërshtarët tanë të kenë lojtarët më të mirë në ndeshjet kundër nesh, sepse edhe nëse kjo gjë i bën më të rrezikshëm, është njëkohësisht një stimul për ne të përballemi me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe të përmirësohemi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat