Juventus bindet, gati të paguajë 18 milionë euro edhe nëse nuk plotësohen klauzolat

Futboll

Juventus bindet, gati të paguajë 18 milionë euro edhe nëse nuk plotësohen klauzolat

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:35
Weston McKennie

Juventus ka vendosur ta blejë kartonin e Weston McKennie edhe nëse nuk do të arrihen objektivat e përcaktuar nga kontrata e nënshkruar në verë.

Lojtari amerikan është transferuar nga Schalke me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes të fiksuar në 18 milionë euro që do të bëhej e detyrueshme në rastin e arritjes së objektivave.

Siç ka shpjeguar Tuttosport, paraqitjet e futbollistit kanë larguar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij. Drejtuesit bardhezinj kanë vendosur ta blejnë lojtarin edhe në rast se nuk do të arrihen objektivat e parashikuar.

McKennie, i cili është bërë golashënuesi më i mirë amerikan në Serie A, ka fituar në fushë besimin e Zonjës së Vjetër dhe trajnerit Pirlo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat