Ismajli luan tërë ndeshjen

Futboll

Ismajli luan tërë ndeshjen

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Ismajli luan tërë ndeshjen

Skuadra e Spezias ka arritur që ta fitojë së paku një pikë nga takimi me Parman në javën e 24-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Alberto Pico” ka përfunduar me rezultatin 2-2, me mysafirët që ishin duke udhëhequr me dy gola epërsi, por në fund u pajtuan me vetëm një barazim.

Yann Karamoh dhe Hernani shënuan fillimisht për Parman në minutat 17 dhe 25, teksa për Spezian golat e barazimit u shënuan nga Emanuel Gyasi në minutat 52 dhe 72.

Vlen të theksohet se te skuadra vendase edhe sot titullar ishte mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili zhvilloi tërë ndeshjen.

Ndryshe, Spezia renditet e 16-ta me 25 pikë, kurse Parma ka 15 pikë dhe renditet tre pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat