Nuhiu: Po përgatitemi për ndeshjet e radhës

Futboll

Nuhiu: Po përgatitemi për ndeshjet e radhës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Nuhiu: Po përgatitemi për ndeshjet e radhës

Pas humbjeve nga Trepça ’89 dhe Prishtina, skuadra e Dritës ka shënuar fitore në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, kampionia në fuqi ka shënuar fitore si vendase ndaj Besës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Gjilan ka përfunduar me rezultatin 3-1.

Pas ndeshjes, Ardian Nuhiu për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh: “Më vjen mirë që nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin dhe ndeshjes iu qasëm me një seriozitet shumë të lartë. Realizuam dy gola të shpejtë dhe më pas tentuam ta menaxhonim ndeshjen.

Pranuam një gol në pjesën e dytë nga pakujdesia, por u rikthyem menjëherë duke realizuar edhe golin e tretë. Tash jemi më të qetë dhe po përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tha Nuhiu për ‘Art Sport’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat