Bastisje në zyrat e Barcelonës, arrestohet Bartomeu

Futboll

Bastisje në zyrat e Barcelonës, arrestohet Bartomeu

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:59
Bastisje në zyrat e Barcelonës

(E plotësuar 12:40) - Policia katalunase, “Los Mossos D’Esqueadra” ka konfirmuar arrestimet në klubin e Barcelonës.

Mediat spanjolle raportuan se ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, zyrtari ligjor, Roman Gomez Ponti dhe shefi ekzekutiv, Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.

Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.

 

Tani, përmes një komunikatë zyrtare, Policia ka konfirmuar arrestimet dhe bastisjet e përfunduara në klubin e Barcelonës.

“Operacioni i Qendrës së Krimeve Ekonomike i cili është e lidhur me Barcelonën. Disa hyrje dhe bastisje janë duke ndodhur”, u tha në komunikatën e Policisë.

***

Policia e Katalonisë, të njohur ndryshe edhe si “Los Mossos”, kanë bastisur zyrat e Barcelonës.

Pjestarë nga Policia “Los Mossos” kanë hyrë në ndërtesat e klubit këtë mëngjes dhe operacioni është duke vazhduar.

Informacioni i gjeneruar dërgon drejt tek “Barçagate”, në rastin ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.

Sipas “Mundodeportivo”, ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, Roman Gomez Ponti dhe Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.

Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat