Lacazette pritet të largohet nga Arsenali

Futboll

Lacazette pritet të largohet nga Arsenali

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:53
Lacazette

Sulmuesi francez ka dështuar të tregojë veten te ‘The Gunners’ dhe duket se ai nuk do ta ketë me ketë mundësi. Londinezët duan lojtarë të rinj për sezonin tjetër dhe Lacazette nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Sipas asaj që raporton Football London, skuadra angleze është e hapur që t’i dëgjojë ofertat për të. 29-vjeçari ka kontratë me “topçinjtë” deri në verën 2022 dhe Arsenali nuk dëshiron të lejojë largimin e tij.

Atletico Madrid, Roma dhe Monaco janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për të.

Ndërkohë Arsenali po kërkon të fitojë së paku 30 milionë Euro nga shitja e tij, ndërsa është në kërkim të një partneri në sulm për Pierre Emerick-Aubameyang. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat