Te Milani vazhdojnë bisedimet

Futboll

Te Milani vazhdojnë bisedimet

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:52
Te Milani vazhdojnë bisedimet

Calhanoglu takim me Maldinin dhe Massaran, marrëveshja më pranë!

Te Milani vazhdojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me Hakan Calhanoglu, i cili është i lidhur me kuqezinjtë deri në fund të sezonit aktual.

Turku është takuar me drejtuesit e klubit, Maldini e Massara, pa praninë e menaxherit të tij dhe duket se palët kanë arritur një marrëveshje, që i ndez dritën jeshile klubit të nisë tratativat për rinovimin e futbollistit, i cili pritet të firmosë kontratën e re me “Djallin”, që parashikon qëndrimin e tij në Milani edhe për 4 vite të tjera.

Për momentin, shifrat e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat