Kah po shkojnë Mbappe dhe Varane?

Futboll

Kah po shkojnë Mbappe dhe Varane?

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:24
Kah po shkojnë Mbappe dhe Varane?

Transferimi i mbrojtësit francez në Angli tek Manchester United do t’i hapte rrugë kalimit të sulmuesit francez në Real Madrid.

Transferimi eventual i Kylian Mbappes në Real Madrid varet shumë nga Raphael Varane.

Në fakt, nëse qendërmbrojtësi francez transferohet në Manchester United, gjithçka do të ishte më e lehtë për “Los Blancos”.

Kjo pasi me shitjen e 28 vjeçarit, kampioni aktual spanjoll do të fitonte para, për t’i përdorur ato në blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “MEN”.

Me këtë rast, do të shuheshin përfundimisht shpresat e Liverpoolit për ta transferuar kampionin e botës me Francën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat