Paçarada shqetëson St. Paulin dhe Kosovën!

Futboll

Paçarada shqetëson St. Paulin dhe Kosovën!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:12
Paçarada shqetëson St. Paulin dhe Kosovën!

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është në dyshim për ndeshjen e të shtunës së fundjavës, për shkak të një lëndimi.  

Të gjithë shpresojnë që lëndimi mos të jetë edhe aq serioz sepse përveç që do të jetë mungesë e madhe për St. Paulin, mund të paraqes rrezik që ai mos të jetë gati edhe për Kosovën, për ndeshjet e fund marsit. Paçarada është në formën më të mirë deri me tash dhe ka një ecuri fantastike me ekip.

 “Ka pikëpyetje të madhe për Leart Paçaradën dhe mesfushorin Finn Ole Becker. Ka gjasa që asnjëri nga ata të mos jetë i gatshëm për duelin e së shtunës”, ka thënë mes të tjera trajneri i St. Paulit, Timo Schultz.

Të shtunën St. Pauli luan (13.00) si mysafir i Karsluher, në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga I. St. Pauli zë vendin e 11-të me 31 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat