Apolonia plotëson katërshen gjysmëfinaliste

Futboll

Apolonia plotëson katërshen gjysmëfinaliste

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:00
Apolonia plotëson katërshen gjysmëfinaliste

Është mbyllur këtë të premte faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë për femra, me ndeshjen Apolonia-Kinostudio. Ndeshja e zhvilluar në Fier ka përfunduar me rezultatin e thellë 10-2 në favor të fierakeve, të cilat zhvilluan një ndeshje shumë të bukur.

Serinë e golave për vajzat e Apolonisë e hapi Armoku, në minutën e katërt të takimit, e cila kalon në avantazh fieraket. Në të 30-n minutë, L.Gashi dyfishon shifrat për Apoloninë, përmes një goli mjaft të bukur. 4 minuta më vonë është sërish Armoku ajo e cila trefishon rezultatin për Apoloninë, duke i dërguar shifrat në 3-0. Festa e fierakeve nuk zgjat shumë, teksa është Loçi ajo që shënon dy gola për kryeqyetaset në harkun kohor të katër minutave, duke ngushtuar rezultatin në 3-2.

Ndërsa u duk se pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, është E.Gashi ajo e cila shënon për Apoloninë, duke i dërguar shifrat në 4-2 në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, vajzat e Apolonisë shënojnë edhe gjashtë herë të tjera, me dy gola që vijnë sërish nga Armoku në minutat 47-të dhe 49-të, duke vulosur kështu një poker golash në këtë ndeshje. Amonikaj shënon emrin e saj në këtë fitore, me një dopietë të minutat 68-të dhe 70-të, ndërsa shënon për fieraket edhe Gjata në minutën e 74-t dhe L.Gashi në minutën e 88-të.

Kjo ndeshje përcaktoi edhe gjysmëfinalisten e katërt të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, pasi më parë janë përcaktuar edhe Vllaznia, Tirana AS dhe Tirana. Apolonia do të përballet në gjysmëfinale me ekipin e Tirana AS, në një ndeshje teke, ndërsa Vllaznia do të ketë përballë ekipin e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat