La Liga me disa ndeshje interesante

Futboll

La Liga me disa ndeshje interesante

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:42
La Liga me disa ndeshje interesante

Pas ndeshjes hapëse mes Valencias dhe Villarreal-it, La Liga spanjolle do të vazhdoj sot me disa përballje interesante.

Ndeshja më interesante e xhiros së 26-të do të jetë mes Osasunas dhe Barcelonës.

Pas 25 ndeshjeve, Barcelona gjendet në vendin e dytë në tabelë, me 16-të fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar 53 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e tretë, dhe pesë më pak se lideri i tabelës Atletico Madrid.

Në anën tjetër, Osasuna pas 25 xhirosh, ka nga shtatë fitore dhe barazime, dhe 11-të humbje, duke u pozicionuar në vendin e 13-të me gjithsej 28-të pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

16:15 Elche (19) – Sevilla (4) (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

18:30 Cadiz CF (15) – Eibar (16) (Stadiumi Nuevo Ramon de Carranza)

21:00 Osasuna (13) – Barcelona (2) (Stadiumi El Sadar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat