Feyenoord luan “tenis” ndaj Venlos

Futboll

Feyenoord luan “tenis” ndaj Venlos

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:32
Feyenoord luan “tenis” ndaj Venlos

Gjashtë gola për fitoren e 2-të në 6 të fundit në Holandë. Feyenoord nuk e kurseu VVV në “de Kuip” nën vëzhgimin e Benhaker. Ishte ndeshja numër 250 e Toornstra’s me bluzën e vendasve gjatë së cilës ai shënoi golat numër 50 dhe 51, duke u bërë lojtari i 6-të që arrin diçka të tillë prej vitit 2000 pas Kuyt, Berghuis, Van Hooijdonk, Tomasson dhe Pelle.

Sfida u hap në 14-ën kur Sinisterra shërbeu për Toornstra’n që mposhti Kirchbaum në zonë. 5 minuta më vonë Berghuis krosoi në shtyllën e dytë, ku Gertruida dyfishoi shifrat për vendasit që duan një vend në Evropë. Kokcu rrëmbeu një top në mesfushë dhe shërbeu për Linssen që gjeti golin e 3-të në 31-ën.

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes dhe 31-të pas golit të 3-të, Feyenoord gjen pokerin, edhe njëherë me Toornstra’n. Kapiteni Berghuis shfrytëzoi një top vakant në hyrje të zonës dhe shënoi për manita’n, 11 minuta më vonë. 5 minuta nga fundi sërish kapiteni, gjen asistin e dytë, këtë herë për Boteghin.

6-0 për vendasit që arritën fitoren e 5-të radhazi ndaj miqëve, të 12-ën në 20 ndeshje të luajtura mes tyre dhe të dytën radhazi në shtëpi me një avantazh prej 5 apo më shumë golash, pas asaj ndaj Willem II, më 14 shkurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat