Sfidat e Joan Laportas si president i Barcelonës

Futboll

Sfidat e Joan Laportas si president i Barcelonës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:50
Joan Laporta

Joan Laporta ishte favorit për të fituar edhe para se votat të numëroheshin të dielën dhe madje edhe para se fushatat zyrtare të kishin filluar.

Ai u konfirmua si presidenti i ri i Barcelonës të dielën në mbrëmje me pak më shumë se 54 përqind të votave, përpara Victor Font dhe Toni Freixa.

Tani, Barcelona duhet të reformohet. Duke filluar me krizën serioze financiare me të cilën po përballen dhe kontratën e Lionel Messit, Laporta ka shumë punë në duart e tij.

Messi

Laporta duhet të punojë për kontratën e Messit. Rinovimi i kontratës së tij do të vijë me një kosto të madhe për klubin, por dalja e tij do të godiste shumë të ardhurat dhe do të vinte si një goditje emocionale gjithashtu.

Presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës beson se bindja e argjentinasit për të qëndruar është më e rëndësishme sesa menaxhimi i financave, tani për tani.

Struktura

Duhet të merren vendime për të filluar formimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Deri më tani, Laporta i ka mbajtur kartat e tij afër, por Mateu Alemany është krahu i tij i djathtë dhe pritet të jetë CEO.

Jordi Cruyff mund të hyjë si drejtor sportiv për t’u bashkuar me pamjen e re të Barcelonës.

Tregu i transferimeve

Tregu post-pandemik është një treg i vështirë për të operuar, veçanërisht për Barcelonën pasi ata nuk kanë para për të shpenzuar.

Bordi i ri duhet të gjenerojë të ardhura dhe gjithashtu duhet të shqyrtojë rinovimin e kontratave të Ansu Fati dhe Ousmane Dembele.

Philippe Coutinho dhe Samuel Umtiti ka të ngjarë të dalin në shitje dhe Sergio Aguero mund të hyjë në një transferim falas.

Ronald Koeman dëshiron që Eric Garcia, Georginio Wijnaldum dhe  Memphis Depay të vijnë.

Borxh

Klubi ka mbi një miliard euro borxh, me 700 milion euro që janë afatshkurtra.

Ata duhet të kërkojnë fonde menjëherë, përmes sponsorëve, më shumë anëtarëve, reklamave të fanellave ose çfarëdo mënyre tjetër. Pagat gjithashtu duhet të rregullohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat