Sokratis Papastathopoulos ka thënë se Granit Xhaka është njëri ndër bashkëlojtarët më të mirë që ka pasur.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit ka thënë se mesfushori nga Kosova është ndër më të mirët te skuadra londineze.
“Granit është një ndër bashkëlojtarët më të mirë që kam pasur kënaqësinë të punojë. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për Arsenalin dhe besoj që është lojtar i mirë që mund të jetë lider në skuadër” – është shprehur fillimisht mbrojtësi i Olympiaciosit në një intervistë për “football.london”.
Tutje, Sokratis ka folur edhe për karakterin e Granit Xhakës, futbollist i cili shpeshherë kritikohet nga tifozët dhe jo vetëm.
“Kur bën gabim të gjithë janë kundër teje, por e njoh karakterin e Granitit. Para ndeshjes ndaj Burnley, ai zhvilloi pesë ose gjashtë ndeshje ku ishte më shumë mundësi lojtari më i mirë i skuadrës.
Mendoj se është ndër lojtarët me të mirë të Arsenalit dhe sigurisht ndër mesfushorët më të mirë që kam luajtur së bashku” – deklaroi 32 vjeçari.
Mes tjerash, Sokratis tha se përveç Granit Xhakës, ende ka kontakte edhe me David Luizin, Pierre-Emerick Aubameyangun, Alexandre Lacazetten, Hector Bellerinin dhe Cedric Soaresi.