Federata e Spanjës: Takimin ndaj Kosovës e luajmë sipas...

Futboll

Federata e Spanjës: Takimin ndaj Kosovës e luajmë sipas...

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:25
Federata e Spanjës: Takimin ndaj Kosovës e luajmë sipas...

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Qatar 2022” po del të jetë problematike ashtu siç ishte pritur, pikërisht për shkak të shtetit iberik që nuk e ka njohur ende Kosovën.

Raportimet e fundit të mediave spanjolle kanë ngritur shqetësimet në lidhje me organizimin e kësaj ndeshje, me ç’rast është raportuar që Spanja nuk do ta njeh Kosovën me himnin, flamurin dhe simbolet e saj.

Madje, në një publikim në llogarinë zyrtare, Federata Spanjolle e Futbollit kishte raportuar që do të luaj ndaj territorit të Kosovës dhe jo Repulikës, ashtu edhe siç njihet zyrtarisht.

Nga Federata e Futbollit e Kosovës nuk po ndjejnë aspak shqetësim për këto informacione, madje kanë publikuar edhe një komunikatë për shtyp, me ç’rast thuhej se krerët e dy federatave kanë kontaktuar mes vete dhe janë pajtuar që ndeshjet do të zhvillohet sipas protokolleve të UEFA-s.

Megjithatë, në një përgjigjje zyrtare që ka siguruar Gazeta “Sheshi” nga Federata e Spanjës thuhet se RFEF do t’i veprojë në përputhje me rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s, por të përcacktuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“RFEF, si përherë, do të veprojë në përputhje me rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s për kualifikimet e ardhshme, sipas kushteve që i ka përcaktuar Ministria e Punëve të Jashtme (Spanjës)”, thuhet në e-mailin e dërgur nga RFEF.

Sipas raportimeve në media, kushtet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës ishin që:

Kosova të mos cilësohet si vend sovran.

Himni i Kosovës të konsiderohet si muzikë.

Flamujt e dy shteteve të mos vendosën afër njëri tjetërit.

Ndryshe takimi ndërmjet Spanjës dhe Kosovës është paraparë të zhvillohet në “Estadio La Cartuja” të Sevillës më 31 mars nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat