Kamarata: Boll me pjesën që janë lojtarë të rinj, unë 20-vjeç kisha luajtur 3 kampionate në Serie A

Futboll

Kamarata: Boll me pjesën që janë lojtarë të rinj, unë 20-vjeç kisha luajtur 3 kampionate në Serie A

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:39
Kamarata: Boll me pjesën që janë lojtarë të rinj, unë 20-vjeç kisha luajtur 3 kampionate në Serie A

Apolonia ka barazuar në Elbasan me rezultatin 1-1, ndaj Kukësit.

Mirëpo, për trajnerin Fabricio Kamarata, ekipi duhej të merrte tre pikë pasi e meritonin, ndërsa në prononcimin për Supersport shtoi se nuk ka justifikime me pjesën që futbollistët janë të rinj pasi ai kur ishte në moshën 20-vjeçare kishte bërë tre kampionate mes Serisë A dhe B, shkruan vipsport.

“Nuk jam i kënaqur se sot e meritonim fitoren. Si shkoi ndeshja e meritonim plotësisht fitoren, por duhet të jemi më agresivë para portës. Patëm mundësi e krijuam raste, nuk i shfrytëzuam.

Ne duhet të vazhdojmë kështu për 12 ndeshje. Ka fituar Bylisi, ne duhet të vazhdojmë sot, Skuadra është dhe sot e ka treguar kundër një skuadre të madhe.

Boll të flasim për të rinj, se janë 20-21 vjeç. Kur isha 20 vjeç kisha bërë 3 kampionate në Serinë A dhe B. Janë shumë muaj që luajnë në elitë, e meritojnë të luajnë, të flasëh për të rinj tani nuk duhet më”, u shpreh Kamarata..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat